
Situata e karburanteve në France vazhdon të jetë e rënduar prej tre javësh. Për shkak të grevës së punonjësve të një prej rafinerive më të mëdha në vend, vetëm 1 në tre pika karburanti është e furnizuar me naftë e benzinë duke krijuar radhë të gjatë dhe pritje dhe në shumicën e rasteve qytetaret detyrohen të lëvizin nëpër qytete të tjetra në kërkim të tij.
Gjigandi francez i energjisë TotalEnergies tha të premten e kaluar se kishte arritur një marrëveshje pagash me dy sindikatat më të mëdha që përfaqësonin stafin në katër rafineritë e tij, duke rritur shpresat për ti dhënë fund të bllokimit.
Por sindikatat e punonjësve e kanë refuzuar marrëveshjen duke vijuar grevën derisa t’u plotësohen kërkesat për rritje pagash.
Gabriel Attal, ministri francez i Buxhetit dhe një aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron, tha se bllokimet e vazhdueshme në rafineritë e naftës janë të papranueshme.
E gjithë kjo situate e krijuar ka bërë që mijëra protestues francez të dalin në marshim në Paris. Disa sindikata kanë shpallur ditë kombëtare greve të martën që pritet të prekë transportin rrugor, trenat dhe sektorin publik.



