Firmat për Berishën, Spaho: Gati t’i verifikojmë një nga një para kamerave

Firmat për Berishën, Spaho: Gati t’i verifikojmë një nga një para kamerave

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, thotë se Berisha dhe ata që e mbështesin janë të gatshëm për transparencë mbi 4200 firmat e depozituara dje në PD. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Spaho tha se ata që janë angazhuar në nismën e Berishës janë gati t’i verifikojnë një nga një firmat para kamerave.  

Dje dorëzuam 4200 firma.  Sipas çdo koncepti juridik, duhet që këto firma të konsiderohen të vlefshme të jenë të akesueshme dhe të depozituara në selinë e subjektit juridik. Çuditërisht, pa bërë asnjë kontroll, sekretari i përgjithshëm del dhe thotë janë bllof. Kjo është logjika me të cilën flitet? Hajde kontrolloji. Ju jeni deputet. Aty ka shumë që janë rreshtuar në krahun e Sali Berishës. A mund ta kapni për xhakete Lul Bashën?

Nesër në mëngjes në ora 8, me Edi Palokën hajde mbledhim të gjitha stacionet televizive dhe t’i marrim një nga një. Nëse kjo nuk është transparencë nuk di si mund të bëhet ndryshe. Kur qenkan kaq të bindur që aty nuk ka firma, ky është avantazhi i tyre. Pse kanë frikë? Ku do Gazi t’ia çojmë firmat? Mos i do në dhomë të gjumit?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy