Kremlini: Kufiri i çmimit të naftës ruse nuk do të ketë ndikim në luftën në Ukrainë

Kremlini: Kufiri i çmimit të naftës ruse nuk do të ketë ndikim në luftën në Ukrainë

Tavani i çmimit të naftës ruse nuk do të ketë ndikim në sulmin rus ndaj Ukrainës, nënvizoi Kremlini, ndërsa paralajmëroi për “destabilizimin” e tregut global të energjisë.

Siç theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, “ekonomia ruse ka të gjitha aftësitë e nevojshme për të financuar sulmin ushtarak”.

Masat e këtij lloji nuk do të kenë asnjë ndikim në ndërhyrjen në Ukrainë,” tha ai. “Përkundrazi, këto masa padyshim do të kenë ndikim në stabilitetin e tregut global të energjisë. Është një hap drejt destabilizimit të tij”, theksoi Peskov duke shtuar se Moska po “përgatit” kundërmasa.

BE, vendet e G7 dhe Australia ranë dakord për të kufizuar çmimin e naftës ruse. Qëllimi i këtij sanksioni të ri është t’i heqë Rusisë një pjesë të të ardhurave të mëdha nga shitja e hidrokarbureve të saj dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë aftësinë e saj për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy