
Prej pasdites së djeshme SPAK ka zhvilluar dy operacione në qarkun e Durrësit, për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit dhe një ngjarje të rëndë kriminale.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live bën me dije se janë arrestuar pesë persona, mes të cilëve vëllai i deputetit socialist Loren Kume, Enea Kume, nipi i Astrit Avdylajt dhe Vullnet Muça.
Po ashtu janë ekzekutuar dhe 2 masa të tjera.
SPAK prej pasdites së djeshme ka qenë në dy operacioni në qytetin e Durrësit. Një ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale për dosjen e vrasjeve, dhe një sa i përket tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit. Është procedim penal që ka nisur 2 vite më parë në Gjirin e Lazit aty ku fati Mitri një biznesmen i ghuaj u dhunua. Për këtë procedim penal ka dy urdhër arreste, mes tyre një vëllai i deputeti socialist, Loren Kume, Enea Kume. Nga ana tjetër bëhet fjalë për Vullnet Muçën.
Sa i përket operacionit tjetër nga BKH dhe SPAK bëhet fjalë për Aldo Avdylin bëhet fjalë për nipin e Astrit Avdylit, i dyshuar si ekzekutor në një ngjarje kriminale. Janë 5 masa arresti.
3 i kemi zbardhur. 2 emrat e tjerë nuk i kemi zbardhur. Janë dy ngjarje, dy procedime penale në Durrës. Sipas hetimeve këto procedime edhe lidhen me njëra-tjetrën. Dosja e tjetërsimi të promave përfshiu dhe emrin e deputetit demokrat, Arjan Ndoji, ish-prokuror i Durrësit.



