Shqipëria ka numrin më te lartë të të prekurve me virusin HIV në rajon. Në ditën botërore të luftës ndaj Sidës, mjeku i semundjeve infektive në QSUT, Arjan Harxhi deklaron se ky numër është në rritje. Vetëm përgjatë këtij viti janë shënuar 87 raste te reja me Hiv/Aids, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën nga ky virus.
Mjeku thekson se testi i Hiv/Aids për gratë shtatzëna është i pamundur pasi mungojnë fondet dhe infrastruktura e duhur. Sa i përket medikamenteve Harxhi shprehet se ato mund të sigurohen lehtësish, por shton se në këtë sektor ende ka nevojë për përmirësime.



