Durrës/ Paguante me euro të falsifikuara, arrestohet 24-vjeçari

Durrës/ Paguante me euro të falsifikuara, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përdorur kartëmonedha euro të falsifikuara për të kryer pagesa.

 

I riu M. Rr., 24 vjeç, dyshohet se ka furnizuar automjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

 

Pas kallëzimit të bërë nga subjekti, shërbimet policore organizuan veprimet hetimore, duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

 

Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e 24-vjeçarit u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Në total, policia sekuestroi 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, në cilësinë e provës materiale.

 

Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy