Sazani, Shehaj: Vendimi jotransparent, nuk ka pasur garë   

Sazani, Shehaj: Vendimi jotransparent, nuk ka pasur garë   

Demokrati Agron Shehaj thotë se projekti për shndërrimin e ishullit të Sazanit në një resort turistik është një investim që i leverdis vendit. Por sipas tij, vendimi nuk ka transparencë dhe përfshirja e njerëzve të afërt të Ramës hedh hije mbi këtë projekt.

Në rastin konkret nuk ka nevojë për ekspert për të kuptuar se një hotel me 5 yje sjell përmirësime për Shqipërinë. Ngatërrohet elementi i nevojës me përfitimet apo abuzimet në ndërtimin e saj. Nuk ka njeri që del kundër ndërtimit të një shkolle ose spitali.

Nuk ka dyshim që ndërtimi i një resorti duhet. Sa përfitime do të sjellë, ky është diskutim ekspertësh. Nuk besoj se ka njeri dyshime. Një resort nga një ndërtues dhe kompani serioze ndërkombëtare është gjë e mirë, madje e vonuar. Çështja që ne diskutojmë është: A po kërkon Edi Rama për përfitojë nga dhënia e Sazanit? Kjo është ajo çfarë ka nevojë për një përgjigje. Nëse shohim si e ka përdorur pushtetin Edi Rama, si e ka ndarë pasurinë publike me oligarkët, ka dyshime të forta. Por flasim për një vendim jotransparent. Ajo që ne dyshojmë thjesht duke parë faktet është se nuk ka pasur garë. Aty janë përfshirë njerëz të afërt me Edi Ramën, që kanë marrë rrugë, porte, aeroporte, pra Kastrati, është i përfshirë në këtë investim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy