
Grupimi i Alibeajt ka nxjerrë kandidatin e parë dhe ai është Agron Kapllanaj, ish kryebashkiak në Mallakastër.
Vetë Kapllanaj në një lidhje skype me studion e MCN Live deklaroi se e ka marrë këtë vendim pasi kanë qenë qytetarët ata që ja kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme. Ai tha se ka marrë pëlqimin si të partisë së tij po ashtu dhe të qytetarëve dhe se do punoj për ti kthyer Partisë Demokratike.
Kandidimi im është detyrim ndaj qytetarëve që unë dhe forca ime politike i braktisëm në 2019. Ata janë qytetarë të zakonshëm të cilët më kërkuan në 2019 të mos e braktisja Mallakastrën dhe të kandidoja dhe i pavarur por se bëra. Më kanë kërkuar vazhdimisht të rikthehem dhe të kandidoj dhe unë i kam premtuar se do jem aty dhe do i përfaqësoj ata dhe në këtë mënyrë e shpalla kandidaturën time pak herët sepse një pjesë e tyre më telefonin çdo ditë dhe më pyesnin nëse do të kandidoja apo jo dhe më duhej ta bëja publike. Kam marrë pëlqimin jo vetëm të strukturave dhe anëtarëve të PD, por dhe të qytetarëve dhe ju them se përtej forcës politike që kam përfaqësuar, sigurisht që ata që më kanë votuar dhe besuar nuk kanë qenë vetëm demokratët por dhe elektorat gri dhe të majtë që kanë besuar tek unë. Pra do të thoja se partia ime janë qytetarët mallakastriot dhe do të bashkëpunoj me ta. Nuk marrë leje për të kandiduar nga asnjë parti politike dhe pse i jam mirënjohës PD për siglën dhe besimin që më ka dhënë, garoj për siglën e PD, por të drejtën për të kandiduar ma jep kushtetuta. Do i kthej PD një mandat të fituar por falë qytetarëve të Mallakastrës që unë përfaqësoj dhe mbështetjes dhe bashkëpunimit që kam pas me ta që na ka ndihmuar të bëjmë punë të mira.
I pyetur nëse mendon se do të ketë një tjetër kandidat përballë në zgjedhjet e 14 majit dhe a mund të ketë një bashkim të PD nën emrin tuaj, Kapllani tha se në Mallakastër emri tij bashkon jo vetëm demokratët por dhe gjithë qytetarët.
Nuk e di çfarë do ketë deri në 14 maj mund të ketë dhe kandidatura të tjera, por unë them se jam emri që bashkoj jo vetëm demokratët, por dhe qytetarët e thjeshtë sepse kam dhënë prova që kam punuar për ta, kam bërë më të mirën për ta. Sigurisht që kemi një ngërç, një ndarje në PD, ata s’kanë gjetur dakordësinë dhe për këto zgjedhje, por jam shpresë plotë se të gjithë ata që mund të mendojnë për interesat e demokratëve dhe jo karriget e tyre të reflektojnë të tërhiqen dhe të bashkojnë forcat për një bashkim real për të mirën e qytetarëve sepse një opozitë e fortë do të thotë që dhe qeverinë do e ulte me këmbë në tokë dhe është alternativa më e mirë për 2025, një opozitë e bashkuar. Shpresoj që grupi i Berishës të ulet në tryezë për bashkim.
Sa i përket angazhimit të Bashës në këto zgjedhje, ai tha se ka detyrim madhor ndaj qytetarëve të partisë dhe demokratëve dhe nëse nuk do e bënte një gabim fatal.
Nëse nuk do angazhohej do bënte gabimin fatal, ai i detyrohet demokratëve dhe duhet të japë kontributin e vet si anëtar i PD dhe si ish drejtues, prandaj dhe pse ka dhënë dorëheqjen ka një detyrim madhor për të punuar dhe për të kthyer shpresën te demokratët dhe qytetarët. Sigurisht që të gjithë kemi detyrim të punojmë për të bashkuar PD, besoj se ai është duke dhënë kontributin e vet, Basha është njëri prej nesh ish-drejtuesi i PD, ai duhet të punojë natë e ditë për të kthyer besimin në PD.



