
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Diabetit. Në këtë ditë të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin.
Nga një organizim të Shoqatës së Diabetit në Tiranë, kryetari i saj, Florian Toti, tha në një komunikim me “MCn live”, bëri të ditur se në Shqipëri janë të diagnostikuar mbi 80 mijë persona me diabet, ndërkohë që në vit zbulohen katër mijë raste të reja.
Ndërkohë sipas tij, rrezik potencial janë edhe fëmijët, për stilin e jetesës.
Jo vetëm 14 nëntori, por i tërë muaji mund të cilësohet si muaj i luftimit kundër diabetit, për shkak se ne kemi nisur aktivitetet qe ne datë 4 dhe do të vazhdojnë deri më 24 nëntor në tërë vendin, me debistimin e diabetit.
Aktivitetet do të bëhen me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për edukimin dhe mbrojtjen në të ardhmen.
Statistikat e MSH tregojnë se bëhet fjalë për 80 mije persona të diagnostikuar në Shqipëri, ndërkohë që çdo vit ka rritje të numrit ne 4 mijë të sëmurë të rinj.
Rrezik janë edhe fëmijët për shkak të stilit të jetesës që po bëjnë.



