
NATO e konsideron shumë të rëndësishëm rolin që do të marrë baza që po ndërtohet në Kuçovë. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se ky investim po nxitet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kam përmendur investimin në bazën ajrore të Kuçovës. Ky është një investim domethënës dhe ne po nxitim të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo bazë mund të jetë qendër e veprimtarive shumë të rëndësishme”, tha ai.
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e para në Ballkanin Perëndimor, është në vetvete modernizimi i bazës ajrore ekzistuese në Kuçovë. Vetëm në fazën e parë të projektit, NATO do të investojë 50 milionë euro.
Shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne.



