Meta ktheu ligjin për Policinë e Shtetit, Lleshaj: Akt i mirëfilltë politik

Meta ktheu ligjin për Policinë e Shtetit, Lleshaj: Akt i mirëfilltë politik

Ministri i Bredshëm, Sandër Lleshaj, ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me ligjin e Policisë së Shtetit, i cili nuk u dekretua nga Presidenti Meta, por u kthye për rishqyrtim. 
Në fjalën e tij, Lleshaj shprehet se ky akt është në thelb politik dhe pa asnjë brendi juridike nga ana e Presidentit, pasi sipas tij ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi me partnerët ndërkombëtar.

“Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik.
Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj dhe presidenti që e ka kthyer i referohemi të njëjtit nen 221. Presidenti  ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5.


Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së.
Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”,
deklaroi Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy