Gjashtë senatorë amerikanë i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një cilës i kanë shprehur shqetësimin sa i përket situatës në veri të Kosovës. Teksa në këtë letër ata i kanë bërë thirrje, Bidenit, që të ushtrojë të gjithë presionin diplomatik që e ka ndaj Kosovës dhe Serbisë, për t’i dhënë fund krizë aktuale dhe, që palët të vazhdojnë përparimin në Marrëveshjen e Ohrit, politologu Ilir Kalemaj në MCN live, vlerëson se letra ishte me tonë mjaftë shqetësuese. Sipas tij, ishte një paralajmërim për marrëdhënie “të pariparueshme” mes SHBA, Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë rrezikun e normalizimit në një të ardhme të afërt. "Senatorët republikane dhe demokratë së bashku me letër drejtuar presidentit Biden, ishte një letër shumë shqetësuese nga pikëpamja demokratike. Ata kërkojnë dhe i shohim marrëdhëniet e SHBA me Serbinë dhe akoma më ë rëndësishme me Kosovën, si një marrëdhënie e cila është cenuar, jo në mënyrë të përkohshme por ata thonë se mund të jetë e pariparueshme, dmth ajo që po ndodh thonë ata mund të ndodh që marrëdhëniet mund të mos normalizohen në një të ardhme të afërt mese SHBA, Prishtinës e Beogradit. Dhe për këtë arsye ata tërheqin veshin qoftë Serbisë në lidhje me arrestimin e tre policëve, gjë që mori meritat Viktor Orban dhe mori meritat edhe Rama ynë duke thënë që binda Orbanin që të bindte Vucicin, po natyrisht kjo ishte ‘fanta politike’. Ndërkohë që nga ana tjetër kemi Kosovën, kur edhe Blinken tha sot se e ne e mbështesim atë që ka thënë BE ku gjerat kryesore që i kërkohen Kosovës edhe nga letra e 6 senatorëve, është që në mënyrë të pakondiconuar, Kurti të tërheq nga godinat dy anëtarët e VV, qe janë aty tek pullë, sepse nuk kanë administratë, janë të ngujuar dhe është alogjike të rrinë aty për të përfaqësuar 3-4 % të votave aty".



