KPK konfirmon në detyrë Besjana Garxenajn, gjyqtare në Gjykatën e Durrësit

KPK konfirmon në detyrë Besjana Garxenajn, gjyqtare në Gjykatën e Durrësit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, Besjana Garxenaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisioni i pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit të Besjana Garxenaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli,Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi pasi analizoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të Besjana Garxenaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj e Gjykatës së Durrësit u përball të martën më 20 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe sot u shpall vendimi i konfirmimit në detyrë. 

Besjana Garxenaj ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy