Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të mërkurën për të dënuar thirrjen "nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë" si gjuhë urrejtjeje.
Slogani, i cili daton në vitet 1960, bën thirrje për një shtet palestinez midis lumit Jordan dhe Detit Mesdhe. Izraeli ka argumentuar se kjo në mënyrë implicite mohon të drejtën e tij për të ekzistuar në të njëjtin territor.
"Rezoluta jonë e bën të qartë se slogani "nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë" është antisemitike dhe bën thirrje për çrrënjosjen totale të shtetit hebre, demokratik të Izraelit dhe asgjësimin e popullit hebre", tha kongresmeni Josh Gottheimer.
Kongresi ka përgjegjësinë të "dënojë thirrjet e neveritshme, përçarëse dhe çnjerëzore" dhe të luftojë kundër "paragjykimeve dhe urrejtjes", shtoi Gottheimer, një demokrat nga New Jersey. Dy sponsorët e tjerë ishin republikani i Nju Jorkut, Anthony D'Esposito dhe demokrati nga Florida, Jared Moskowitz.
Rezoluta u miratua me 377 vota pro, 44 kundër. Vetëm një republikan, Thomas Massie nga Kentaki, votoi kundër duke përmendur baza kushtetuese. 43 të tjerët që votuan kundër ishin nga fraksioni “progresiv” i demokratëve.



