Për të futur opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Sipas Nënkryetarit të KQZ-së Hysen Osmanaj opozita ka kaluar çdo afat ligjor për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ndërkohë ai ka sqaruar përllogaritjen që sipas tij regjistrimi kandidatëve të PS-së, LSI-së dhe disa partive të tjera u bë në një kohë kur kishte skaduar afati ligjorë.



