Koronavirusi ‘detyron’ emigrantët shqiptarë të kthehen në shtëpi nga mali

Koronavirusi ‘detyron’ emigrantët shqiptarë të kthehen në shtëpi nga mali

Shqiptarët emigrantë të cilët kanë mbetur të bllokuar në Greqi nga mbyllja e kufijve, kanë tentuar të futen ilegalisht në atdhe.

Gjashtë emigrantë janë kapur nga forcat e FRONTEX në tentativë për të hyrë në vend përmes malit.

Ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë me kusht që të karantinohen në shtëpi për një afat 14-ditor.

Ndërkohë 7 shtetas të tjerë shqiptarë kanë mbetur në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

20 shtetas të tjerë janë kthyer sërish drejt Greqisë.

Pak ditë më parë, Ambasada Greke njoftoi se nuk ka asnjë pengesë për shtetasit shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, pavarësisht masave kufizuese në situatën e pandemisë.

Në një njoftim për shtyp, Ambasada Greke në Tiranë sqaroi se, “absolutisht në asnjë rast autoritetet greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy