Policia Bashkiake e Tiranës do të nisë ditën e sotme aksionin për heqjen dhe zhvendosjen e të gjitha mjeteve të braktisura. Aksioni pritet të nisë në orën 10:00, nga rruga “Njazi Demi”, në njësinë 5 në kryeqytet. Ky operacion për marrjen e masave mbi heqjen e mjeteve të braktisura nga rrugët do të bëhet në bashkëpunim mes Policisë Bashkiake dhe Policisë Rrugore të Tiranës.
“Sot në orën 10:00, Policia Bashkiake Tiranë në bashkëpunim me Policinë Rrugore të D.V.P. Tiranë nis marrjen e masave për heqjen e zhvendosjen e mjeteve të braktisura. Aksioni do të nisë nga rruga “Njazi Demi”, në Nj.5”, thuhet në njoftimin e policisë.



