Tomorri: Zhvlerësimi i euros ka pasur efekte pozitive në ekonomi, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë s'do ta stabilizonte kursin

Tomorri: Zhvlerësimi i euros ka pasur efekte pozitive në ekonomi, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë s'do ta stabilizonte kursin

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se në një ekonomi si ajo e Shqipërisë që është në pjesën më të madhe importuese zhvlerësimi i euros ka pasur efekte pozitive. Duke vijuar me shpjegimin e tij, Tomorri tha se nuk e sheh si mundësi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të ndaluar rënies e euros duke shtuar se vendet që e kanë provuar kanë dështuar.

Sipas Tomorrit rritja e çmimeve në vend duket se ka qenë më e përmbajtur në raport me vendet e tjera të rajonit dhe EUROZONE-s dhe kjo ka ardhur së pari për shkak të mos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe së dyti nga varësia e ulët që Shqipëria ka ekonomitë e rajonit.

Ka një persistencë në normën e inflacionit që ka qenë gjatë gjithë krizës më e ulët se rajoni dhe më e ulët se vendet e EUROZONE-s. Janë disa shkaqe që janë analizuar nga FMN-ja,  lidhet me faktin që u mbajt i pandryshuar çmimi i energjisë elektrike që është faktor kyç në formimin e  inflacionit. Pasi nëse rrit atë ndikon në rritjen e çmimit të mallrave të tjerë. Një arsye tjetër është integrimi jo aq i plotë i ekonomisë shqiptarë në ekonomitë e rajonit, ose varësia e vogël që ka Shqipëria nga vendet e tjera të rajonit. Jemi të detyruar të marrin shifrat e INSTAT. Dhe FMN dhe të gjitha i referohen INSTAT, sa kohë nuk kemi fakte që ky tregues është manipuluar jemi të detyruar t’i referohemi. Rritja e çmimeve në vend duket se ka qenë më e përmbajtur në raport me vendet e tjera.

Shqipëria ka një regjim kursi të liberalizuar, dhe regjimi i kursit të këmbimit i liberazliuar tregon që çmimi përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Banka e Shqipërisë që ka tagrin për të ndërhyrë në momente të caktuara e ka në situata emergjente kur ka luhatje të mëdha brenda një kohë të shkurtër, goditje të forta që kanë brenda dhe elementin e spekulimit.

Në rastin e Shqipërisë nuk jemi në situatën e një zhvlerësimi spontan apo të izoluar apo një goditje të fortë, zhvlerësimi i euros ndaj lekut është gradual  ka filluar prej vitesh. Ka filluar në 2015 dhe që nga ajo kohë  ka ardhur në rënie për të arritur në 110 lekë. Nuk shoh as mundësi praktike si Banka e Shqipërisë mund ta ndalojë këtë ritëm që duket se është i qëndrueshëm nëse do ndërhynte do zgjeronte bilancin me monedhën euro dhe nëse tendenca është për rënie nuk do mund ta stabilizonte dot kursin e këmbimit. Ka eksperienca kur vende që janë përpjekur për të mbajtur kursin e këmbimit me ndërhyrje kanë dështuar. Ajo që është pasojë lidhet me eksportuesit dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë. Kur euro bëhet më e dobët, ose leku më i fortë, eksportet shqiptare i kushtojnë më fort atyre që i blejnë dhe çon në rënien e konkurrueshmërisë së ekonomisë. Në një ekonomi si Shqipëria që është në pjesën më të madhe, importuese zhvlerësimi i euros në total ka pasur efekte pozitive jo vetëm në bilancin tregtar të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy