Dy punonjës të OSHEE-së janë dhunuar në Ksamil gjatë kryerjes së kontrolleve në një subjekt privat.
Punonjësit Elton P. dhe Qani S., të njësisë OSHEE Sarandë, duke ushtruar detyrën në vazhdën e kontrolleve ndaj subjekteve private debitore, kanë hasur në kundërshtinë e abonentit E.L., i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Akti kriminal ka ndodhur dje në Ksamil dhe policia po heton rreth ngjarjes.
Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, ku punonjës të OSHEE ndalohen të ushtrojnë detyrën e tyre, në zbatim të ligjit. Ditën e djeshme, në Belsh të Elbasanit, në drejtim të punonjësve të OSHEE-së u qëllua me çifte nga një debitor.
Në tre ditët e fundit, në Sarandë dhe Ksamil janë kryer 50 kontrolle ku u është ndërprerë energjia 202 debitorëve.



