Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautstan” se shpreson ende që opozita do të ndalë ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, sikundër bënë deputetët socialistë me hotelin e Dash Pezës.
Teatri mund të ndërtohet ku ishte dhe si ishte. Duke supozuar që e ka shembur tërmeti, sepse do jetë turp gjithmonë për ne si komb kur të kujtojmë që e ka shembur qeveria. Ne do vazhdojmë të shpresojmë që një ditë do ndërtohet atje ku ishte dhe si ishte. Unë shpresoj që teatri aty të mos bëhet. Shpresoj që opozita të bëhet opozitë e vërtetë dhe të mos e lejojë të ndodhë. Siç nuk lejuan deputetët e Ramës të shembet hoteli pa leje i Dash Pezës i ndërtuar mbi rrugë. Ka çuar deputetët atje pas 15-katshit, pas hotel Tiranës. Berisha u tërhoq. Nuk lejuan policinë të bënin ekzekutimin e shembjes, u mbyll”.



