Shqipëria me valë rritje çmimesh/ Lazimi: Qeveria duhet të aplikojë një plan masash për konsumatorët

Shqipëria me valë rritje çmimesh/ Lazimi: Qeveria duhet të aplikojë një plan masash për konsumatorët

Ditët e fundit përdoruesit  e mjeteve, por edhe biznesi përdorues i lëndëve djegëse është përballur me rritje të çmimit.

Por ky shtrenjtim pritet të ketë efekt zinxhir, pasi ka nisur edhe rritja e produkteve ushqimore.

Lidhur me këto rritje çmimesh, përmes një komunikimi me skype, për edicionin e lajmeve në MCN TV, Majlind Lazimi, ekspert ekonomie, u shpreh se nëj gjë e tillë pritej,

“Ka arritur deri tani gati 200 lekë/litër çmimi i naftës dhe premisat janë për rritje të mëtejshme. Në fakt pritej kjo rritje, duke pasur parasysh një konjekturë ndërkombëtare, padyshim të gjitha së bashku kanë ndikuar te rritja e produkteve bazë, përfshirë transportin e tyre, megjithatë ajo që duhet të kuptojmë është fakti se në tregjet ndërkombëtare është një sëmundje e vjetër, në momentin që kemi rritje të çmimeve ndërkombëtare, shikojmë që nesër kemi ndryshim në tregjet tona lokale. Pra, thënë ndryshe, është diçka që kompozicioni fiskal që e kemi mbi çmimin e naftës mbi konsumatorin është shumë më e lartë se në vendet e rajonit, janë shtatë taksa të tepërta.

Sipas ekspertit Lazimi, qeveria duhet ti monitorojë këto lëvizje të çmimeve në ekonominë reale dhe të mendojë që përmes politikave fiskale të krijoj një pakt social më të vogël në raport me qytetarin.

“Apeli im është për institucionet e politikës ekonomike, sepse e dimë që Shqipëria e ka të pamundur të ndikojë në çmimet e konjekturave ndërkombëtare, porse mund të amortizojë përmes politikave fiskale për të pasur një pak social më të vogël në raport me xhepin e qytetarëve. Kështu që padyshim qeveria duhet ët kishte bërë një plan masash, jo vetëm për zbutjen e efektit social por edhe duke bërë kontrollimin e monitorimin e tregut të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy