Gjendje alarmante e gripit në Shqipëri, 19 mijë të prekur, 4 viktima. Ja çfarë thonë mjekët

Gjendje alarmante e gripit në Shqipëri, 19 mijë të prekur, 4 viktima. Ja çfarë thonë mjekët

Epidemia e gripit në Shqipëri është ne kulmin e saj dhe kjo situate do te zgjasë 3 deri 4 jave. Mjeket paralajmerojne se e njejta situate mund te na shoqeroje edhe tre apo kater jave te tjera.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, disa pacientë të sëmurë kronikë e kanë humbur betejën, pasi janë prekur edhe nga gripi. “Kemi pasur 4­5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje”, thotë mjeku pneumolog Arjan Mezini, raporton “tch”.

Epidemia gripale e ditëve të fundit ka bërë që për herë të parë në spitalin “Shefqet Ndroqi” të bëhen edhe vizita të zakonshme nga persona që nuk kanë vuajtur më parë.

“Duke filluar nga 31 dhjetori ka patur një fluks që s’është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforuar me 3 mjekë”, thotë Mezini.

Mjeku pneumolog paralajmëron se kjo situatë e rëndë gripale do të vazhdojë. “Do ketë një rritje, 2 javët e ardhshme do të jenë shumë problematike dhe më pas, si çdo cikël, do të vijë duke rënë”, shton Mezini.

Simptomat e virusit te tipit A i cili paraqitet me temperature te larte, dhembje koke e trupi mund te zgjasin nga tre deri ne pese dite. Rreth 19 mije persona sipas specialiteve te Instititut te Shendetit Publik kane kerkuar ndihmen e mjekut javen e fundit. 

Shefi i shërbimit ne spitalin infektiv Arjan Harxhi beri apel për kujdes kryesisht për te moshuarit, te sëmuret kronike dhe fëmijët. Teksa tha se një nga masat parandaluese është vaksina e gripit, ndërsa duhen shmangur antibiotiket pa recete. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy