Publikohen formacionet zyrtare, si rreshtohet Shqipëria ndaj Moldavisë

Publikohen formacionet zyrtare, si rreshtohet Shqipëria ndaj Moldavisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të përballet me Moldavinë, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, për sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Në një stadium të mbushur në kapacitet të plotë, Shqipëria do të kërkojë triumfin. Objektivi i kuqezinjve është kualifikimi në Europian dhe për këtë arsye, 3 pikët janë të domosdoshme në përballjen e sotme. Trajneri Sylvinho, do të kërkojë fitoren e parë në drejtimin e Shqipërisë, pas humbjes të regjistruar ndaj Polonisë, në debutimin e tij. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve. Berisha e nis titullar në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga katërshja Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është Bare, Ramadani dhe Bajrami ndërsa tredhëmbëshi i sulmit mbetet i njëjti me Asanin, Cikalleshin dhe Uzunin. FORMACIONET ZYRTARE: SHQIPËRIA: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Bare; Uzuni, Bajrami, Asani; Cilalleshi. MOLDAVIA: Railean, Posmac, Mudrac, Craciun, Reabciuk, Bagolo, Revenco, Rata, Motpan, Damascan, Nicolaescu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy