“Gratë mbi 50 vjeçe janë të vjetra për t’u dashur”, shkrimtari francez shkakton zemërim te femrat

“Gratë mbi 50 vjeçe janë të vjetra për t’u dashur”, shkrimtari francez shkakton zemërim te femrat

Një shkrimtar francez ka shkaktuar debat në rrjetet sociale me një deklaratë në lidhje me femrat mbi të 50-at. Yann Moix, 50 vjeç, i ka thënë revistës “Marie Claire”, versioni francez, se nuk do të mund të donte kurrë një grua që i ka kaluar të 50-at.

“Lëre tani, të mos e ekzagjerojmë. Nuk është e mundur, një 50-vjeçare është shumë, shumë e vjetër”, është shprehur ai.

“Preferoj trupin e një gruaje të re, kaq. Trupi i një 25-vjeçareje është i hatashëm. Trupi i një gruaje 50 vjeç nuk është aspak i tillë”, ka shtuar ai, duke saktësuar se vetë preferon të dalë me femra aziatike, sidomos koreane, kineze dhe japoneze. Moix ka fituar disa çmime letrare, përfshirë edhe presitgjiozet Prix Goncourt  dhe Prix François Mauriac nga Akademia Franceze. Ai ka punuar si regjisor për tre filma dhe drejton aktualisht një program shumë të ndjekur.

Komentet e tij u pasuan me reagime në rrjetet sociale. Gazetare dhe autore feministe kanë shprehur zemërim dhe ironi në postimet e tyre.   

“Shumë me klas Yann Moix. Por njësoj si budallallëku dhe vulgariteti që nuk kanë moshë, jam e sigurt se asnjë femër nuk i do”, shkruan Olivia Gregoire, zëdhënëse e partisë së presidentit Macron.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy