Claudia Sheinbaum fiton zgjedhjet, Meksika ka për herë të parë një presidente grua

Claudia Sheinbaum fiton zgjedhjet, Meksika ka për herë të parë një presidente grua

Në Meksikë, nga të dhënat zyrtare të numërimit të shpejtë, Claudia Sheinbaum, kandidatja e platformës progresive, do të jetë presidentja e re.

Sipas numërimit të shpejtë të publikuar nga Instituti Kombëtar i Zgjedhjeve, ajo mori mes 58.3% dhe 60.7% të votave.

Kjo është një procedurë statistikore zyrtare e krijuar me synimin për të vlerësuar tendencën e rezultateve përfundimtare të votimit dhe përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve.

Megjithatë, rezultati i numërimit të shpejtë do të duhet të konfirmohet nga numërimi i votave i cili duhet të përfundojë të hënën vonë. Nga ana e tyre kundërshtarët e Sheinbaum pranuan humbjen.

Drupal Ad

Claudia Sheinbaum bëhet kështu presidentja e parë grua e Meksikës, duke pasuar mentorin e saj dhe drejtuesin në largim Andres Manuel Lopez Obrador.

Në këto zgjedhje meksikane të vitit 2024, përveç presidentit, zgjidhen 9 nga 32 guvernatorët dhe më shumë se 20 mijë përfaqësues, përfshirë deputetë të Kongresit.

“Dua të falënderoj qytetarët që votuan për ne për të çuar përpara transformimin e vendit tonë”, tha Sheinbaum.

Qeveria ime do të jetë e ndershme, pa korrupsion apo pandëshkueshmëri dhe do të jetë një qeveri e frymëzuar nga masat shtrënguese republikane.

Presidentja e re falënderoi gjithashtu paraardhësin e saj Lopez Obrador, duke e quajtur “Një burrë unik”.

“Sot është një ditë lavdie sepse populli i Meksikës ka vendosur lirisht dhe në mënyrë demokratike që Claudia Sheinbaum të bëhet presidentja e parë grua në 200 vjet jetë të pavarur të Republikës sonë. Ajo do të jetë presidentja me më shumë vota të marra në të gjithë historinë e vendit”, tha Obrador.

Sheinbaum ka një rrugë të ndërlikuar përpara. Ajo duhet të balancojë premtimet për të rritur politikat e mirëqenies popullore duke trashëguar një deficit të madh buxhetor dhe rritje të ulët ekonomike.

Ajo premtoi të përmirësonte sigurinë, por dha pak detaje ndërsa zgjedhjet konsiderohen si më të dhunshmet në historinë moderne të Meksikës, me 38 kandidatë të vrarë, duke zbuluar probleme të mëdha sigurie.

Shumë analistë thonë se grupet e krimit të organizuar kanë zgjeruar dhe thelluar ndikimin e tyre gjatë mandatit të Lopez Obrador. Vota u lye me gjak edhe nga vrasja e dy personave në qendrat e votimit në shtetin Puebla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy