Parashikimi i motit, Gjoni: Sot dhe nesër temperaturat deri në 20 gradë C, nga e premtja kthehen ngricat (VIDEO)

Parashikimi i motit, Gjoni: Sot dhe nesër temperaturat deri në 20 gradë C, nga e premtja kthehen ngricat (VIDEO)

Sot dhe nesër vendi ynë do jetë në ndikimin e temperaturave të ngrohta, vlera që shkojnë 19-20 gradë celsius, por të shoqëruara me reshje shiu.

Kështu u shpreh në një lidhje skype me MCN Live, Anira Gjoni nga IGJEUM, e cila bëri me dije se nga e premtja pritet një rënie e temperaturave, ku lindja dhe juglindja e vendit do të përballet dhe me problematikën e ngricave.

Ajo u shpreh se këto temperatura janë normale për vendin tonë, pasi një gjë e tillë ka ndodhur dhe vitet e tjera.

Kishim deportimin e një mase të ngrohtë ajri dhe kjo çoi në rritjen e temperaturave që kapin vlerën 19-20 gradë në vendet e ulëta dhe bregdeti po ashtu. Nesër 14 dhjetor presim të kemi pothuajse të njëjtat temperatura dhe në datën 15 pritet rënie e temperaturave po ashtu dhe në 16 ku në zonat malore do shënojnë minus 3 gradë deri në 7.

Gjithashtu data 17 do të ketë sërish një rënie përtej këtyre vlerave.  Por vlen të theksohet se pavarësisht temperaturave të ngrohta këto dy ditë do të hasen me problematikën e reshjeve të shiut në Shkodër, ndërsa në Kukës do jenë reshje mesatare. Këto reshje mund të shfaqin dhe problematika me përmbytjet apo vërshime të ujit në zonat lokale.

Një problematikë tjetër përtej të enjtes, të premten për shkak të uljes së temperatura lindja dhe juglindja do ketë problematika me ngricat dhe duhen marrë masa. Fundjava do ketë reshje në formën e dëborës në veri të vendit dhe lindje. Kemi pasur ditë të ngrohta dhe në vitet të tjera, klima e vendit tonë e ka këtë karakteristikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy