Moti i keq në SHBA, 48 viktima

Moti i keq në SHBA, 48 viktima

Rëndohet bilanci i viktimave nga stuhia e Arktikut që goditi Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave amerikane, të paktën 48 njerëz kanë vdekur, 27 prej tyre në shtetin e Nju Jorkut.

Katër viktima kanadeze iu shtuan numrit të viktimave, kur një autobus u përmbys pasi rrëshqiti në një rrugë të akullt në qytetin Merritt në provincën perëndimore të British Columbia.

Rreth 200 000 njerëz mbetën pa energji elektrike në pasditen e Ditës së Krishtlindjes.

"Kjo është një luftë me nënën natyrë dhe ajo na ka goditur me gjithçka që ka" që nga e enjtja, tha guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë kontinentin, nga Kanadaja deri në jug, në Rio Grande.

Stuhia dimërore e "ciklonit bombë" - e cila ndodh kur presioni atmosferik bie në mënyrë të menjëhershme, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra - ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.

Sipas parashikimeve, situata do të lehtësohet në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy