I premtuan largim nga vendi, talibanët rrahin dhe përdhunojnë homoseksualin

I premtuan largim nga vendi, talibanët rrahin dhe përdhunojnë homoseksualin

Një homoseksual është përdhunuar dhe rrahur nga talibanët në formë shembulli.

Burri, i cili nuk është identifikuar, u josh nga dy luftëtarë talibanë të cilët i thanë se do ta ndihmonin të dilte jashtë vendit.

Në momentin që e takuan, ata e rrahën dhe e dhunuan burrin- duke e lënë atë të gjallë, por të tmerruar dhe duke vuajtur nga shëndeti mendor.

Fati i burrit u zbulua nga Artemis Akbary, një aktiviste afgane e të drejtave të LGBTqë tani jeton në Turqi, e cila tha për ITV News se kishte qenë në kontakt me burrin.

Ai kishte rrëfyer se sulmi është një shembull i hershëm i asaj se si do të jetë jeta për homoseksualët nën sundimin e talibanëve, pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga vendi.

Ata gënjejnë. Talibanët nuk kanë ndryshuar, sepse ideologjia e tyre nuk ka ndryshuar.”, tha Akbary.

"Miqtë e mi në Afganistan janë të frikësuar, ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen, kështu që ata po përpiqen të fshihen."

Me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, është rritur frika se talibanët shumë shpejt do të vendosin sundimin e tyre brutal të Islamit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy