
Gazetari Blenedi Fveziu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar daljet çdo pasdite nga dritarja e banesës së tij të Sali Berishës i cili ndodhet në arrest.
Ai tha se hetimet mund të zgjasin deri në 2 vjet dhe ata mund ta mbajnë aty në izolim dhe përtej zgjedhjeve të ardhshme kështu që sipas tij nga kjo anë një ngërç opozita e ka që Berisha është i mbyllur.
Protesta e para një jave që opozita organizoi la një shije ndryshe deri tani sepse s’kishte pasur opozita aq pjesëmarrje kohët e fundit dhe kjo tregoi se njëlloj tentative për një mirëkuptim marrëveshje dhe serioziteti shpërblehet me pjesëmarrje në protestë.
Kjo do të thotë se shoqëria shqiptare është e vëmendshme të shohë kur je serioz dhe tentativa e parë e opozitës për një bashkim u reflektua menjëherë me pjesëmarrje. Kjo është shumë pak por është një ndryshim nga tre muaj përpara.
Për sa kohë ata votohen mund të rrinë por kur humbin zgjedhjet duhet të largohen se kjo është demokraci. Ripërtëritja e elitave ka qenë katastrofë këtu, në Shqipëri mund të humbësh me vite dhe ti gjithmonë gjen një justifikim dhe qëndron aty. Problemi në Shqipëri është se dhe kur humbin zgjedhjet nuk ikin.
Ripërtëritja tek ne është i vështirë, është përgjegjësi e madhe e vetë shoqërisë shqiptare, ne jemi shoqëri që ka deficite të mëdha kulturore, në raport me të vërtetën dhe me thelbin e gjësë, shoqëri e hallakatur, një shoqëri që mungon besimi.
I pyetur se çfarë ,und të bëjë opozita nga sot deri në zgjedhje, Fevzi tha se Rama ka lindur me pallto dhe se nuk kam ndonjë shpresë se opozita do fitoj zgjedhjet përballë tij vitin e ardhshëm.
Besimi opozita se ka sjell, ndonjë risi deri tani që të ngjallë entuziazmin e njerëzve gjithashtu se ka dhe e treta kanë ikur shumë njerëz ku shumica janë opozitë.
Elektorati gri është e vështirë të kalojë te opozuta me gjithë pakënaqësinë e Ramës. Duke mos dalë kjo rrit automatikisht PS edhe pse mendojnë se vendi ka nevojë për ndryshim por s’kanë besim te opozita.



