Për Ylli Rakipin kuvendi i thirrur sot nga Sali Berisha formalizoi largimin e Lulzim Bashës ose siç e quan ai “njeriut që kanë katapultuar 8 vite më parë”.
Rakipi tha se Berisha mund të të jetë kthyer me misionin për të prishur atë që ka bërë gabim dje. Rakipi tha se Berisha nuk i ka në krah vetëm vizualisht mbështetësit e tij, por PD siç u shpreh ai është parti 100% e Berishës. Ndërkohë Nano tha se priste më shumë njerëz sot në statium pasi sipas tij Berisha ka kapacitetin për ti mbledhur edhe më shumë.
Gjatë intervistës në studio Rakipi u shpreh se Berisha po paguan atë që ka bërë sepse “ka sjellë një njeri të paaftë në krye të opozitës” dhe gjithçka që po bën sot e bën për interesa personale.
Ndërkohë Nano shtoi se çdo gjë që ka bërë Basha e ka bërë në emër të Sali Berishës.
Intervista:
Z. Rakipi çfarë ishte kjo që dëshmuam sot: një rithemelim, apo një zhvillim të cilin ende nuk e kuptojmë dot për pasojat e veta?
Rakipi: Politika gjithmonë e gjen mënyrën se si do ta formalizojë atë që bën. Por ne në këtë rast jemi në momentin kur Sali Berisha dhe pjesa dërrmuese e PD formalizojnë punën që ka nisur për çmontimin e Bashës në krye të PD. Sot ai bashkë me të tjerët e kanë shumë të vështirë ta çmontojnë. Kur monton një gjë të gabuar është vështirë ta çmontosh.
PD sot formalizoi largimin e njeriut që kanë katapultuar 8 vite më parë.
Dini ju rast tjetër në historinë politike që një lider të rithemelojë një parti pasi e ka drejtuar apo më mirë komanduar pas për 3 dekada?
Rakipi: Di që janë rikthyer shumë lidershipe, di deri te rastet e Çurçill. Nuk kemi pasur sistem të hapur vlerash. Berisha ndoshta ka idenë e një gare. Largimi i Bashës nuk do vonojë shumë kam përshtypjen. Përgjithësisht pushtetet shfrytëzojnë këto momente. Pushtetit i duhet shumë Bashës për të mbajtur pushtetin e vet. Besoj që Berisha duhet të jetë kthyer me këtë mision për të prishur atë që ka bërë gabim dje.
Ju jeni dëshmitar i afërt i zhvillimeve të asaj partie: si e shpjegoni ju këtë energji të pashtershme të z. Berisha për të rifilluar, për t’u përballur thuajse me të gjithë dhe si shpjegohet që mbështetja për të nuk shteron? Të paktën siç e shohim nga jashtë…
Rakipi: Ai nuk i ka vetëm vizualisht në krah. Kjo është parti e Berishës 100%.
Në dokumentar Basha shfaqej disa herë sot?
Rakipi: Shfaqej në momentet kur ka lënë në baltë PD. Ishte pjesë që tregonte si Basha e ka lëshuar PD në mens të katër rrugëve. Kjo lidhet edhe me problemin që i ka rënë Berishës.
Një mendim të parë si e patë shkarkimin e Bashës sot?
Nano: Sot në stadium ndodhi ajo që prisnim. Mua mu dukën pak njerëz, prisja më shumë sepse Berisha e ka atë fuqi. Ai po pretendon se do marrë PD dhe unë nuk di si do ta marrë. Unë besoj do jenë dy parti, do jetë PD e Bashës që do mbajë firmën. Dhe partia
Mendoni se do shkojë në gjyq Rakipi?
Rakipi: Duket se është manovër e Berishës. Ndoshta mund të ndodhë që të ndahen në gjyq përndryshe Basha do jepte dorëheqjen. Kjo është një parti e Berishës me të mirat dhe të këqijat e veta. Ai e ka marrë dhe ia ka dhënë një njeriu që është Basha.
Sot e mori drejtimin Berisha?
Rakipi: Për mua po, sepse ka me vete njerëzit. A e mund Ramën? Këtu ka shumë vështirësi.
Nano: Berisha mori sot drejtimin e njerëzve që ka aty dhe jo të PD. Një pjesë e njerëzve shkojnë aty sepse janë kundër Bashës. Unë insistoj që do kemi dy parti.
Rakipi: Berisha po paguan atë që ka bërë sepse ka sjell një njeri të paaftë në krye të opozitës. Tani ai po përpiqet ta hapë.
Nano: Basha është njeriu më mediokër në krye të partisë. Sot Berisha ka demonstruar se është në gjendje të demostrojë me disa njerëz për kauzën e familjes së vet.
Rakipi: Po pse ky tjetri e ka për të shqiptarëve...
Nano: Çdo gjë që ka bërë Basha e ka bërë në emër të Sali Berishës.
Rakipi: Ky qe nga të paktat raste kur Berisha u përpoq të zhbënte atë që ka bërë keq.



