
Kryeministri hungarez Viktor Orban, i konfirmuar në zgjedhjet e së dielës, i ka bërë një kërkesë Presidentit rus, Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë.
I kërkova armëpushim të menjëhershëm dhe e ftova në Bukuresht, bashkë me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës. I sugjerova Presidentit Putin, armëpushimin e menjëhershëm. Përgjigja e tij ishte pozitive, por me disa kushte.
Deklarata e Kryeministrit hungarez, u bë në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.
Viktor Orban, konsiderohet si një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putin në Bashkimin Europain dhe deri më tani ka mbajtur një qëndrim neutral për situatën e konfliktit.



