
Eurodeputeti Fredi Beleri tha përmes në Himarë vetëm 10% e pronave është regjistruar dhe po me shifra të ulëta janë dhe bashkitë Finiq dhe Dropull.
Sipas Belerit ka diskriminim ndaj minoritetit grek.
Nga ’91 deri sot kanë kaluar 35 vjet, pronarët e ligjshëm të atyre tokave nuk mund t’i gëzojnë dhe nuk mund të përfitojnë nga këto prona. Megjithëse çështja e pronave është në të gjithë Shqipërinë, në bashkitë ku minoriteti grek është në sasi të konsiderueshme problemi është më i madh.
Në Himarë regjistrimi i pronave ka përfunduar vetëm në masën 10%, në pjesën tjetër të Shqipërisë 50%. Kjo tregon diskriminim që bëhet në mënyrë të qëllimshme, por është një realitet. Prona në Himarë ka vlerë më të madhe se pjesa tjetër e Shqipërisë, por edhe në Bashkinë Finiq dhe bashkinë Dropull që prona nuk ka kaq vlerë. Në Bashkinë Finiq vetëm 20% e pronave janë regjistruar, ndërsa në Bashkinë Dropull vetëm 30% e pronave. Kjo tregon që nuk ka vullnet nga ana e qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi vendimtar për të ardhmen e njerëzve që duhet të jetojnë atje.
Që të tregonte dëshirën e mirë qeveria mund të pezullonte të gjitha lejet dhe të mos zhvillohej asnjë leje deri sa të zgjidhej çështja e pronave. Kështu detyrohej që të mbarohej regjistrimi dhe secili mund ta zhvillojë, ta shesë dhe ta blejë si në të gjithë botën. Duke e dhënë këtë pasuri për ta zhvilluar vetëm investitorët strategjikë është në dëm të interesave të banorëve vendas, qoftë pjesa e minoritetit e qofshin shqiptarë pasi edhe në Borsh nuk po avancon regjistrimi i pronave që banohet nga shqiptarë. Besoj se Rama ka vendosur ta zhvillojë në mënyrën e tij bregdetin duke u bazuar në investime të mëdha të investitorëve strategjikë dhe duke mos i dhënë fare mundësi turizmit familjar.
Çështjen e pronave unë e kam ngritur dhe tek diskutimi që kishim të mërkurën për progres-raportin e Shqipërisë 2023-2024. Flitet qartë që duhet të zgjidhet sa më shpejt çështja e pronave dhe në mënyrë sa më të drejtë. Po vonon. Është çështje që në të gjitha raportet ndërkombëtare vihet në pah dhe i bëhet dukje shtetit shqiptar që të avancojë dhe ta zgjidhë këtë çështje që është e koklavitur.
Sipas Belerit me shumë gjasë regjistrimi i pronave nuk do të përfundojë as në 2028.
Kur Shqipëria hapi kapitujt e parë në tetorin e 2024, thuhet qartë që duhet të mbarojë regjistrimi i pronave deri në 2028 dhe të ketë ndarë certifikatat deri në 2030. Të gjitha thanë është shumë vonë, por siç po e shoh unë as deri atëherë nuk do mund t’i regjistrojmë pronat deh t’i marrin të zotët. Për mua është bast, s’do ndaloj kurrë të ngre zërin për çështjen e pronave.



