Përplasja me Sulën, Çollaku: S'jam i frikësuar dhe s'e përjashtoj mundësinë për kallëzim në SPAK. Ka aleancë për të heshtur opozitën (VIDEO)

Përplasja me Sulën, Çollaku: S'jam i frikësuar dhe s'e përjashtoj mundësinë për kallëzim në SPAK. Ka aleancë për të heshtur opozitën (VIDEO)

Deputeti Kreshnik Çollaku doli në një deklaratë për mediat pas konfliktit që pati me Dashnor Sulën në ambientet e Kuvendit.

Çollaku tha se sulmi i cili nuk ka asnjë arsyetim përfundoi në goditje fizike.

Duke vijuar më tej, Çollaku tha se ka një aleancë për të heshtur opozitën.

As në dhjetor të 90, as në shkurt të 91, as në 97 e tmerrshme kurrë nuk e kisha imagjinuar dhe ua them siqerisht kurrë nuk e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situata të tilla të ngjashme që u ndodha sot në Komisionin për Çështjet Europiane, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane, një anëtar që përpiqem të jem aktiv në kontributin tim në jetën parlamentare si një individ që kuptoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe sidomos në mënyrë më specifike për brezin tim, brezin e studentëve të 90-ës që filluan lëvizje të jashtëzakonshme për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa. E sot unë jam ndjerë krenar që kam pasur mundësinë të kontribuoj modestisht por me shumë pasion që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të afrohet dita ditës. Sot unë kam marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Europiane, i cili siç e dini drejtohet ndër të paktët komisionet që drejtohet nga opozita, nga kryetarja, mikja ime Jorida Tabaku. Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja e komisionit zonja Tabaku në mënyrë të përsëritur dhe gojarisht dhe me shkrim. Vajta të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga kryetarja e komisionit. U gjenda në sallë në një situatë surprizë. 

Në të dalë u ballafaqova me një ngjarje që më turpëron si qytetar, si student dhjetori si anëtar i PD-së. Në një sulm të paarsyetushëm verbal dhe që përfundoi në goditje fizike një ish-kolegu realizoi një skenë që turpëron  çdo kënd. Ka vullnet për të  heshtur opozitën. Ka një aleancë për të heshtur siç ndodhinë seancën për rezolutën e Kosovës.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Çollaku tha se nuk e përjashton mundësinë për të kallëzuar në SPAK, Sulën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy