Ushtria dhe policia në terren/ 25 mijë të ardhurit nga zonat e koronavirusit të vetizolohen

Ushtria dhe policia në terren/ 25 mijë të ardhurit nga zonat e koronavirusit të vetizolohen

Ushtria dhe policia në të gjithë Shqipërinë ka dalë në terren për të verifikuar nëse personat  e ardhur nga Italia, Greqia dhe zona të infektuara nga koronavirusi, janë duke respektuar apo jo qëndrimin në shtëpi në vetëkarantinim.

Janë rreth 25 mijë persona që sipas sistemit TIMS kanë hyrë në vendin tonë nga Italia kur COVID-19 kishte shpërthyer.

Kushdo që në postblloqet e policisë dhe ushtrisë konstatohet që duhej të ishte në vetëkarantinim, dhe është jashtë, do të gjobitet me 5 mijë euro, dhe nuk do të ketë të drejtën të dalë jashtë kufirit kur situata të normalizohet, pa e shlyer gjobën.

Edhe forcat e policisë dhe të ushtrisë janë të pajisur me maska mbrojtëse si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme, vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që, ditët e fundit, kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy