Projekti i Unazës së Madhe / Balluku: I gjithë kryeqyteti do të përshkohet për 20 minuta

Projekti i Unazës së Madhe / Balluku: I gjithë kryeqyteti do të përshkohet për 20 minuta

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot se me përfundimin e projektit të Unazë së Madhe të Tiranës, i gjithë kryeqyteti do të mund të përshkruhet për 20 minuta.

Ajo theksoi se me hapjen e segmentit të ri te materniteti i ri, rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” përshkohet për 12 minuta. Mes të tjerash ministrja shtoi se janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 të pa legalizuara, duke theksuar se shpronësimet do të kryhen sipas ligjit.

“Projekti u bë nga ju (PD) në 2009, por ju nuk njiheni për projekte të mira dhe e rishikuam. Projekti as fut brenda toka as nxjerrë jashtë toka, por të jetë sa më efecient. Kur flisni, unë e kuptoj që ju bëni politikë, po të thuash që janë 3 km kur janë 7.7, sikur nuk shkon. 700 shtëpitë që duhet të shpronësohen nuk ekzistojnë. Janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 shtëpi të palegalizuara që preken nga projekti. Nuk e di ku janë këta banorët në protestë se nuk i kam parë. Me banorët kam folur vetë dhe nuk do bëhet shpronësimi siç thoni ju, por në bazë të ligjit. Sot hapëm lotin e dytë dhe të tretë. Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik. Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë sipas standardeve në fuqi.

Ministrja në fjalën e saj i ka kujtuar Partisë Demokratike se projekti i Unazës u bë nga ata por u rishikua nga Partia Socialiste.

Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit. Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të Bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, do përshkohet në 20 minuta”, tha Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh.

Gjithë segmenti i Unazës së Madhe do lidh gjithë pjesët e rrethinave të kryeqytetit me qendrën. Kështu, do të mund të çlirohen rrugët e ngushta urbane të brenda qytetit, me anë të të cilave lidheshin më parë këto zona.

Pjesët lidhëse do të jenë ato të ish-sheshit Shqiponja, Paskuqanit, Saukut dhe Astirit. Këto, si zona me intensitet më të lartë trafiku.

Ajo pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe ka si qëllim lehtësimin e trafikut brenda Tiranës, si dhe lidhjen e kryeqytetit me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy