Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar nismën e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri për të cilin u shpreh se kjo nuk është një nismë e vetë bektashinjve.
Ai tha se bektashinjtë janë në shtetin e tyre dhe se këtë gjë e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër që është pas tij, prandaj ky nuk mund të konsiderohet shteti i Baba Mondit, por ‘shteti baba Edit’.
Kjo që po ndodh nuk është nismë e bektashinjve, ata kanë kontribuar në këtë vend kanë derdhur gjak , rilindalisit e famshëm kanë teologët e bektashinjve. Që në themelimin e vetë rilindja shqiptare ka pasur brenda figurat më të mëdha, Frashërit.
Pra teqeja e Frashërit, po të shohësh në teqe përveç flamurit që ato kanë është dhe flamuri shqiptar, pra ne duhet të ndajmë se nuk është kërkesë e bektashinjve, bektashinjtë janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër që është pas Ramës. Ky nuk është shteti i baba Mondit, por është shteti i baba Edit.
Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit. Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë



