“1200 artistë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës”, Margariti: Fillimi i punës për ta çuar në UNESCO

“1200 artistë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës”, Margariti: Fillimi i punës për ta çuar në UNESCO

Ministrja e Kulturës Elva Margariti foli në MCN Live mbi Festivalin Folklorik të Gjirokastrës që rikthehet këtë vit pas 8 vitesh mungesë. Margariti e konsideroi eventin një festë të madhe që celebron Shqiptarinë, duke bërë me dije se në total do të jenë 1200 artistë pjesëmarrës si dhe 60 gazetarë të huaj. Margariti tha se dokumentimi i Festivalit do të jetë fillimi i një pune për ta çuar atë në UNESCO. “Janë 1200 artistë do të jenë nga Shqipëria, të huaj, diaspora, që me shumë entuziazëm ka pritur këtë ritakim, që vjen pas 8 vitesh me një mungesë të gjatë për shkak të pandemisë. Festivali duhet të zhvillohej në 2020-ën pas atij të 2015-ës, por pandemia na i bëri të pamundur. Gjirokastra e gurtë kthehet në një kartolinë UNESCO-je. Festivali Folklorik bën bashkë të gjithë elementët e traditës, që lidhen me kostumet, repertorin, muzikën, por edhe artizanët, kulinaria, vizita jo vetëm në sitet tona, kala apo muze, por edhe të gjitha pjesët e qytetit dhe në rrethina. Është një festë e madhe e Shqiptarisë, që do zhvillohet në kurorën e gurtë të Gjirokastrës, që celebron të gjithë Shqiptarinë. Njerëzit e kanë mirëpritur dhe të gjitha grupet që janë përgatitur duke filluar nga viti që shkoi. Kemi një numër të madh të rinjsh që sjellin repertore që mendonim se pothuajse ishin zhdukur. E bukura shqiptare ka gjetur rrugën e vet, për t'u ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi. Nga Shqipëria do kemi 800 artistë, pjesa më e madhe janë grupet e rretheve dhe qarqeve. Do të kemi të ftuar nga Franca, Maqedonia e Veriut, arbëreshët e Italisë, diasporën e SHBA, Zvicrës. Natën e fundit do jetë orkestra italiane. Motrat Libohova, Dren Abazi, Era Rusi, e plot artistë të tjerë. Do kemi ansamblin e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Ky festival gjithmonë e më tepër e ka marrë trajtën, bën bashkë shqiptarinë e gjerë në rajon. Dokumentimi i këtij festivali do jetë fillimi i një pune për ta çuar Festivalin në UNESCO. Është punë e gjatë ajo e hartimit të një dosjeje. Për të arritur më pas në komunitetin e jomateriales që merr vendimin përfundimtar”, tha ministrja. Margariti tha se Festivali do të jetë një produkt 100 për qind shqiptar, i mbështetur nga ekspertë të fushave të ndryshme. “Do të jenë 60 gazetarë të huaj që do ndjekin të gjitha aktivitetet që zhvillohen në qytet dhe rrethina. Është një festë por edhe mekanizëm për t’u dhënë mundësi njerëzve se si përmes kulturës zhvillohemi ekonomikisht. Këtë vit vijmë së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me një kalendar të përbashkët. Këtë vit ministria vjen edhe me teatrin lëvizës. Do shohim në shumë qytete, pse jo edhe fshatra bregdetare, teatrin tonë. Kemi bashkëpunim me filmin, si me arkivin e Filmit si dhe kompani open air. Do sjellim filmat edhe me titra në gjuhë të huaj. Do kemi edhe festat lokale. Do vazhdojnë festat folkorike. Do kemi takime me librin. Do takohemi në Butrint në fillim të korrikut me një koncert të madh. TEA është një aplikacion dixhital ku do gjeni informacione me zhanre dhe lokacione”, vijoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy