Mund të jetosh në këtë fshat zviceran dhe të paguhesh 60 mijë euro, por ka disa kushte

Mund të jetosh në këtë fshat zviceran dhe të paguhesh 60 mijë euro, por ka disa kushte

Albinen, një fshat malor në Zvicër, u përball me të paktën 3 mijë kërkesa pasi në mediat e botës u publikua lajmi se autoritetet kishin ndërmend të thithnin banorë të rinj për zonën me vetëm 241 banorë.

Fshati me pak banorë, shumica e të cilëve të moshuar, pritet të zhvillojë një referendum që nëse kalon, do t’i hapë rrugën procedurave që lejojnë njerëz nga vende të ndryshme të botës të jetojnë aty dhe të shpërblehen me 70 mijë franga për familje (60 mijë euro).

Kryetari i komunës, Beat Jost, thotë se pas shpërndarjes së lajmit, zyra e tij u “bombardua” prej rreth 3000 kërkesash me e-mail, sms, Whatsapp apo Facebook.

“Problemi në të gjithë këtë histori është se mediet e kanë pasqyruar projektin tonë në mënyrë të shtrembëruar”, citohet nga DW, Beat Jost, i cili është vetë gazetar.

“Kjo ka bërë që shumë njerëz që janë në kërkim të një perspektive të re jetese, të ëndërrojnë për të ardhur në fshatin tonë. Por fjala është për një nismë, e cila ende nuk është aprovuar nga referendum”.

Por për të përfituar nga kjo ofertë, e cila ende nuk është bërë zyrtarisht e tillë, ka disa kushte të caktuara. Kështu, kush do të jetojë atje duhet të jetë nën 45 vjeç. Po ashtu ata që përzgjidhen duhet të jetojnë të paktën 10 vjet në Albinen, ndryshe duhet ta kthejnë shpërbimin dhe të investojnë në fshat të paktën 200 000 franga (rreth 170 000 euro). Po ashtu duhet që të huajt që duan të vendosen në Albinen të kenë vizën C. Praktikisht, asnjë prej 3 mijë kandidatëve nuk i plotëson këto kushte.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy