SPAK kërkoi rikthimin në “arrest shtëpie” të Berishës, Apeli i GJKKO vendos "detyrim paraqitje"

SPAK kërkoi rikthimin në “arrest shtëpie” të Berishës, Apeli i GJKKO vendos "detyrim paraqitje"

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi "detyrim paraqitje" në seancën e sotme ku u shqyrtua ankimimi i SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në “arrest shtëpie”.

Me vendimin e Apelit, kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet në SPAK dy herë në muaj.

Në vendimin e gjykatës thuhet: Urdhërohet i pandehuri Sali Berisha të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.

Avokati i Berishës Genc Gjokutaj tha për mediat në përfundim të seancës se janë të paqartë lidhur me vendimin dhe se prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”.

Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vendimi nuk është zbardhur.

Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem.

Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë.

Seanca në Apelin e GJKKO nisi në orën 10.00 ndërsa gjyqtari që shqyrtoi kërkesën është Engert Pëllumbi.

Sipas SPAK nuk kanë ndryshuar kushtet e sigurisë. 

Ankimimi i SPAK vjen pasi më 27 nëntor GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Berishës duke i rikthyer lirinë.

Drupal Ad

Berisha është nën hetim për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ish-kryeministri dhe bashkëshorti i vajzës së tij akuzohen për korrupsion në rastin e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy