
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e Zyrës së Interpol Tirana.
Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka”, ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr.2 të qeverisë.
Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori tha se “për këtë dosje për z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër”.
Për dosjen “Buka” Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë. Palët nuk kanë asnjë kërkesë paraprake. Prokurori i SPAK Elvin Gogaj lexoi këresën për gjykim dhe kërkon që të pyeten si dëshmitar 14 persona, mes të cilëve edhe ish-ministri Shkëlqim Cani.



