Kremlini: Niveli i agresivitetit të Uashingtonit, i paprecedentë

Kremlini: Niveli i agresivitetit të Uashingtonit, i paprecedentë

Kremlini dënoi sot nivelin e agresivitetit të paprecedentë të SHBA-ve, ndërkohë që Uashingtoni akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Fakti është që paparashikueshmëria dhe agresiviteti i SHBA-së rritet”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.

“Kërcënimet e drejtuara kundër Moskës dhe qeverisë sonë janë të paprecedenta sepse ato janë të formuluara në nivel të zëvendëspresidentit të SHBA-së”, gjykoi Peskov.

“Duke marrë në konsideratë këtë kontekst që ndjek një linjë agresive, një linjë të paparashikueshme, na duhet të marrim masa për të mbrojtur interesat nga rreziqet”, shtoi ai.

Javën e kaluar, administrata amerikane akuzoi Moskën për ndërhyrje në presidencialet në SHBA duke orkestruar piraterinë e fundit të emaileve të personaliteteve dhe institucioneve amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy