Shkencëtarët shohin për herë të parë dritë pas një vrime të zezë

Shkencëtarët shohin për herë të parë dritë pas një vrime të zezë

Për herë të parë shkencëtarët kanë parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë.

Një vëzhgim i tillë mund të duket jo vetëm i vështirë, por i pamundur, duke qenë se vrimat e zeza e thithin dritën që shkon pranë tyre.

Por studimi i ri zbuloi një efekt të pazakontë ku drita "jehoi" rreth vrimës së zezë dhe shkencëtarët mund ta shihnin atë nga ana tjetër.

Zbulimi erdhi pasi shkencëtarët ekzaminuan rrezet X që po dilnin në univers nga një vrimë e zezë supermasive që qëndronte në mes të galaktikës anotehr, 800 milionë vite dritë larg.

Këto rreze X ishin një model i çuditshëm: pas rrezeve X të ndritshme, të ndezura, do të kishte dhe më të vogla, të cilat shfaqeshin në "ngjyra" të ndryshme.

"Rrezet X dukeshin sikur po reflektoheshin nga ana tjetër e vrimës së zezë", tha astrofizikani i Universitetit Stanford, Dan Wilkins. 

Një ngjarje e tillë është e pazakontë, duke qenë se vrimat e zeza njihen për shkatërrimin e dritës sesa për të qenë një burim.

"Çdo dritë që hyn në atë vrimë të zezë nuk del, kështu që ne nuk jemi në gjendje të shohim se çfarë qëndron prapa vrimës së zezë," tha ai në një deklaratë.

Fenomeni kishte një karakteristikë tjetër, më pak e famshme e vrimave të zeza që do të thotë se ato rreze X mund të shiheshin. 

"Arsyeja që mund ta shohim është sepse ajo vrimë e zezë është duke prishur hapësirën, duke përkulur dritën dhe duke përdredhur fushat magnetike rreth vetes," shpjegoi Wilkins.

Zbulimi i dritës nga ana tjetër e një vrime të zezë u parashikua për herë të parë nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit.

Por kjo gjë nuk është vënë re kurrë më parë, dhe zbulimi shënon herën e parë që drita vjen pas një vrime të zezë.

Studimi filloi pasi u vu re një dritë jo e zakonshme e formuar nga një vrimë e zezë: kurora e së cilës mbështillej në pjesën e jashtme të saj, ndërsa materialet binin brenda.

Kurora është një nga burimet më të ndritshme në univers. Ajo nxjerrë jashtë saj rreze X që mund të përdoren më pas për të analizuar vetë vrimën e zezë.

Studiuesit mendojnë se kurora formohet kur gazi bie në vrimën e zezë dhe nxehet deri në një temperaturë prej miliona gradësh. 

Temperaturat janë aq të larta sa elektronet shqyhen nga atomet dhe formojnë fusha të mëdha magnetike harkuese dhe rrotulluese që ndahen.

"Kjo fushë magnetike afrohet pranë vrimës së zezë dhe ngroh gjithçka përreth saj duke prodhuar këto elektrone me energji të lartë që më pas prodhojnë rrezet X," tha Wilkins.

Por ishin ato dritat e vogla që befasuan atë - dhe bënë që të fillonin kërkimet për herë të parë për të parë se çfarë kishte në anën tjetër të një vrime të zezë.

"Unë kam bërë shumë parashikime teorike se si këto jehona shfaqen," tha Wilkins. "Sapo pash vëzhgimet në teleskop unë arrita të bëja lidhjen."

Studimi, "Përkulja e dritës dhe jehonat e rrezeve X pas një vrime të zezë ", janë botuar në Nature këtë të mërkurë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy