
Gazetari Artan Hoxha u shpreh i zhgënjyer për SPAK-un. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ka bërë disa deklarime në SPAK, ndërkohë që me deklaratën e tij la të kuptohej se nuk ishin shqyrtuar, pasi SPAK është mbushur me çështje banale.
“SAPK-un ne e kemi rritur artificialisht. Unë kam dhënë deklarime në SPAK, nuk kam vajtur si gazetar, jam për disa çështje atje. E njoh nga brenda SPAK-un. Zhgënjim sigurisht që pësova, por për SPAK-ut i kemi rritur pritshmëritë artificialisht. SPAK-u ka 12 prokurorë shqiptarë që kanë qenë këtu, ka një BKH që nuk është informuar dhe është një institucion që ne e kemi mbushur me çështje banale”, deklaroi Hoxha.



