Tradhti në kohë pandemie. Lidhja jashtëmartesore "infekton" 30-vjeçarin

Tradhti në kohë pandemie. Lidhja jashtëmartesore "infekton" 30-vjeçarin

Një burrë nga Britania ka filluar të reflektojë mbi lidhjet e tij jashtëmartesore, tanimë që është infektuar nga një lidhje jashtëmartesore me një grua në Itali.

Pacienti rreth të 30-tave ka udhëtuar për punë në Itali, ku gjithashtu është takuar me partneren e tij ilegale.

Kur u kthye në shtëpinë e tij ai filloi të ketë simptoma dhe më pas rezultoi i infektuar me koronavirus.

"Çështja e këtij pacienti do të ishte qesharake nëse pandemia nuk do të ishte kaq serioze", tregojnë burimet e afërta për mediat britanike.

Burri i tregoi mjekëve se ai kishte takuar një grua në Itali, por gruaja e tij nuk duhet ta dinte, sepse ajo mendon se ka qenë një udhëtim pune.

Burri pritet t'i mbijetojë infeksionit - "ndryshe nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore që nuk dihet çfarë fati do ketë", shkruajnë mediat.

Gruaja e burrit duke menduar se mund të jetë infektuar me COVID-19 është izoluar në shtëpinë e çiftit në veri të Anglisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy