Pse gratë në Kinë hezitojnë të kenë fëmijë

Pse gratë në Kinë hezitojnë të kenë fëmijë

Kohët e fundit u raportua se popullsia e Kinës është zvogëluar për herë të parë që nga viti 1961, pjesërisht për shkak se gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin të përqendrohen në karrierën dhe qëllimet e tyre personale në vend që të zgjerojnë familjen.

Kina, e cila tashmë po përballet me një popullsi në plakje dhe që pritet të humbasë titullin e vendit më të populluar në botë ndaj Indisë, vazhdon të luftojë për të rritur shkallën e saj të lindjeve.

Rreth 9.56 milionë foshnja lindën në vitin 2022, nga 10.62 milionë një vit më parë, niveli më i ulët i lindjeve që nga të paktën 1950, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të inkurajuar familjet që të kenë më shumë fëmijë. Një total prej 10.41 milionë njerëz vdiqën, një rritje e lehtë nga afërsisht 10 milionë që humbën jetën një vit më parë.

Shkalla e lindjeve në Kinë, ose numri i lindjeve për 1000 njerëz ra në 6.77 vitin e kaluar, niveli më i ulët që nga viti 1978.  

Shifrat e publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave tregojnë se 62% e popullsisë ishte në moshë pune, të cilën Kina e përcakton për njerëzit e moshës 16 deri në 59 vjeç, nga rreth 70% një dekadë më parë.

Kina ka një popullsi më të madhe të nënave në fuqinë punëtore në krahasim me vendet perëndimore.

Në Kinë ka një dëshirë për të pasur një karrierë dhe të qenit nënë në shtëpi nuk është qëllim në vetvete.

Kështu tha për CNBC Andy Xie, një ekonomist i pavarur.

Një stiliste e pavarur 31-vjeçare nga Shenzhen thotë se është e lumtur që është e lirë tani. “Kursimi i parave dhe fokusimi në karrierën time janë prioritetet e mia tani, tashmë ndihem kaq e rraskapitur pas punës, sa nuk mund ta imagjinoj se si ndihen prindërit me fëmijë.

Ajo shtoi se shumica e burrave në Kinë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e një fëmije dhe barra bie tërësisht mbi nënat.

Shumë prej nesh nuk duan të martohen sepse detyrat e shtëpisë dhe të rritjes së fëmijëve do të bien mbi ta.

Pra, nëse gratë mendojnë se duhet të bëjnë punët e shtëpisë, të fitojnë para dhe t’i bëjnë të gjitha vetë, pse të mos jenë vetëm.

Në një organizatë ku më shumë se gjysma e 30.000 punonjësve të saj janë gra, agjencia e udhëtimeve në internet ka dalë me zgjidhjen e saj për të inkurajuar gratë e kompanisë që të kenë më shumë fëmijë.

Trip.com ofron grante prej 15.000 deri në 300.000 dollarë për të ndihmuar punonjësit të kompensojnë kostot e mëdha të ngrirjes së vezëve.

Kur nisi për herë të parë në vitin 2018, më shumë se 50 punonjëse femra kontaktuan ekipin e mirëqenies së kompanisë për të zbuluar nëse përfitonin.

Punëtorëve shtatzëna u ofrohen udhëtime falas me taksi për dhe nga puna dhe marrin përfitime në para kur fëmija i tyre të lindë dhe të nisë shkollën.

Por ka një problem. Gratë në Kinë që duan të ngrijnë vezët e tyre duhet të martohen, sipas rregullores.

Megjithatë, disa prej tyre duan fëmijë, por mund të mos jenë gati të martohen. Kjo pasi gratë tani janë më të pavarura financiarisht, kështu që martesa nuk është një opsion aq tërheqës për shumicën.

Për më tepër, gratë që divorcohen pasi kanë fëmijë përballen me stigmë sociale dhe luftojnë për të balancuar karrierën e tyre ndërsa rritin vetëm një fëmijë.

“Nuk mendoj se është e turpshme të jesh nënë beqare, por e kam mbajtur të fshehtë nga kolegët e mi, sepse nuk doja të shihesha ndryshe”, tha një nënë 36-vjeçare nga Shenzhen.

“Çmimet e larta të pronave në Kinë vazhdojnë të pengojnë shumë çifte që mund të duan të vazhdojnë jetën e tyre”, tha ekonomisti Andy Xie, raporton Cnbc.

Pronësia në Kinë është një simbol vërtetë i fortë i pavarësisë dhe përparimit shoqëror dhe njerëzit shpesh duan të blejnë një shtëpi përpara martesës.  

Por kostot e banimit janë një shqetësim i madh për këdo që dëshiron të martohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy