NYT: Deutsche Bank hetohet për pastrim parash (VIDEO)

NYT: Deutsche Bank hetohet për pastrim parash (VIDEO)

Autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara janë duke hetuar nëse Deutsche Bank ka vepruar në përputhje me ligjet që synojnë të pengojnë pastrimin e parave dhe shkelje të  tjera, sipas një raporti të publikuar sot nga "New York Times".

Hetimi është në vazhdimësi të një raporti që gazeta publikoi muajin e kaluar, sipas të cilit punonjësit e bankës gjermane në filialin e saj në SHBA kishin përgatitur transaksione financiare të dyshimta për eprorët e tyre, këta të fundit vendosën të mos ua referojnë  autoriteteve qeveritare.

Por transaksionet ishin të dukshme për shkak se lidheshin me kompanitë e drejtuara nga presidenti amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij, njëkohësisht këshilltari i lartë, Jared Kushner, sipas "Times".

Trump e hodhi poshtë raportin muajin e kaluar me argumentin se nuk kishte nevojë për bankat pasi ai vetë kishte shumë para  kesh dhe mohoi se paratë vinin nga Rusia.

 Ndërsa Kushner i cilësoi krejtësisht të rreme akuzat në lidhje me pastrimin e parave dhe "Deutsche bank". Nga ana tjetër, "Deutsche Bank" vijon të përballet edhe me betejën për rimëkëmbjen e saj pas krizës financiare të vitit 2008, ndërsa  është rrënuar si pasojë e gjobave prej miliarda dollarësh dhe mungesa e menaxhimit.

Huadhënësi më i madh i Gjermanisë kohët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes për mungesën e masave që synojnë pastrimin e parave.

Ndërkohë, zëdhënësi i "Deutsche Bank" nuk pranoi të komentonte publikimin e "Times", por tha se mbeten të angazhuar për të punuar.

Aksionet e bankës më të madhe gjermane shënuan një rënie prej 0.6% pas publikimit të "New York Times" e cila citon 7 persona që kanë njohuri për çështjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy