Proceset gjyqësore dhe kostot financiare (VIDEO)

Proceset gjyqësore dhe kostot financiare (VIDEO)

 Qeveria shqiptare menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të Kodit të Procedurës Penale, vendosi të bëjë ndryshime edhe në ligjin për tarifat gjyqësore. Ndryshime këto që u pasqyruan në qershor të këtij viti, duke bërë që tarifat e përgjithshme, për hapjen e një procesi gjyqësor në çfarëdolloj shkalle gjykate, qofshin këto çështje civile, administrative etj., të ketë një kosto jo të paktë, për qytetarin apo biznesin, deri në 200 milionë lekë. Por ministritë përkatëse, ajo e Drejtësisë dhe e Finacave, të cilat do të duhet të nxjerrin udhëzimin për përcaktimin e tarifave, deri më tani nuk kanë publikuar asgjë.

Sipas tyre, gjykatat duhet të operojnë me udhëzimin e ligjit të vjetër, sa kohë që ende nuk është ngritur organi përgjegjës, në rastin konkret Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka tagrin të nxjerrë edhe udhëzimin e ri. Çmimet që aplikoheh nga studiot ligjore apo avokatët, për të marrë në dorë një proces gjyqësor, janë të larmishme dhe variojnë. Xhirot vjetore të tyre shkojnë nga 20-30 milionë lekë të vjetra deri në 700 mijë apo 1 milionë euro në vit, brenda së cilës janë të detyruar të paguajnë edhe taksën mbi tatim/fitimin. Sipas një vëzhgimi të kryer nga TemaTv në kryeqytet, studiot e mëdha ligjore, të cilat ofrojnë konsulencë apo asistencë ligjore për kompani të mëdha biznesi, kërkojnë tarifa që variojnë nga 1 mijë deri në 1500 euro në muaj. Interes paraqet edhe tarifa e aplikuar për proceset gjyqësore administrative. P.sh në një rast të referuar për dëmshpërblimin në vlerën e 100 milionë lekëve, pagesat variojnë si më poshtë:

Taksa e Padisë- 1 milion lekë

Akti i Ekspertimit Psikologjik - 1 milion lekë

Akti i Vlerësimit të Dëmit - 1-3 milion lekë, pasi ndodh që të thirren (3 ekspertë)

Shpenzimet e Avokatit: 5-7 milionë lekë.

Siç mund të shihet, pagesat justifikojnë deri diku edhe preferencën për ushtrimin e aktivitetit të avokatit, që gjithsesi nuk arrin t’i përgjigjet fluksit të dosjeve gjyqësore. Në Tiranë, numri i avokatëve të regjistruar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë, shkon në 546 avokatë të licencuar nga kjo dhomë. Po të bëjmë një shpërndarje të tyre nëpër gjykatat e Tiranës, numri i tyre paraqitet kështu:

Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, 132 avokatë

Gjykata e Apelit Tiranë, 102 avokatë

Ndërkohë pjesa tjetër e numrit të mbetur të avokatëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryqeytet, është e shpërndarë nëpër gjykata të tjera, kryesisht: Gjykata Administrative/Apelit; Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda etj., për të cilat numri i avokatëve për çështje në këto gjykata shkon mbi 100. Referuar të dhënave statistikore vetëm në Gjykatën e Tiranës, për 6-mujorin e parë të 2018-s, numri i çështjeve të mbaruara shkon në 4708, ndërkohë që po për këtë 6-mujor, numri i çështjeve të regjistruara për herë të parë kap shifrën e 5 828. Sakaq, numri i vendimeve gjyqësore të ankimuara në Gjykatën e Tiranës është pothuajse sa gjysma e atyre të përfunduara, në total ky numër shkon 1 357.

Me një matematikë të thjeshtë, vetëm në Tiranë, 100 avokatëve iu takojnë 1 mijë dosje, ndërkohë që një avokati të vetëm i takojnë 10 dosje gjyqësore. Shpeshherë, numri i lartë i gjyqeve ka shkaktuar shtyrjen e tyre, për shkak të mosparaqitjes në gjyq të avokatëve, ndërkohë që këta të fundit e argumentojnë mungesën e tyre në seancat gjyqësore me numrin e lartë të dosjeve që kanë në ngarkim. Shërbimet e studiove jo rrallë ofrojnë edhe noterinë, dhe përkthimin, që integrohen brenda të njëjtit subjekt, që shpesh ka formën e një biznesi familjar.

Duhet theksuar se shërbimi notarial ka përfituar së fundmi nga dixhitalizimi i disa regjistrave dhe thjeshtimi i procedurave, por kjo nuk është reflektuar në ulje tarifash. Në këtë kuptim, vlera e shërbimeve juridike në Tiranë është jo e vogël, edhe pse për shkaqe nga më të ndryshmet ajo nuk është e duhura, edhe pse në raport me qytete të tjera, qëndron më lart.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy