Vuçiç: Serbët do të jepnin jetën për Kosovën, po pothuajse asnjë nuk do të jetojë atje

Vuçiç: Serbët do të jepnin jetën për Kosovën, po pothuajse asnjë nuk do të jetojë atje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se ndonëse të gjithë serbët do të jepnin jetën për Kosovën, të paktë janë ata që do të donin të jetonin atje. Në një intervistë për televizionin publik serb, RTS, Vuçiç është shprehur se situata në Kosovë për serbët është e rëndë.

Situata në Kosovë është absurde. Kosova është, siç ka thënë Tijaniçi, fjala më e shtrenjtë serbe apo vendi për të cilin të gjithë serbët do të jepnin jetën, por një numër i vogël prej atyre që nuk jetojnë në Kosovë e Metohi, ose pothuajse askush, nuk do të donte të jetonte atje. Kjo flet për paradokset tona dhe për situatën absurde. Situata është shumë më e rëndë seç ka qenë para 10 apo 20 vjetësh, dhe pakrahasueshëm më e vështirë sesa para 30 apo 60 vjetësh”, ka thënë Vuçiç.

I pyetur në lidhje me deklaratën e ish-shefit të CIA-s, Steven Meyer, se oferta e Amerikës për rishikim të kufijve nuk do të qëndrojë gjatë në tavolinë, Vuçiçi është shprehur se nuk ka kurrfarë oferte.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy