
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se nuk do t’i njohë rezultatet e të ashtuquajturave referendume të mbajtura në katër rajone të Ukrainës, pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.
Duke folur për gazetarët, Vuçiç mohoi që të njohë referendumet.
Serbia nuk do të njohë referendumet, pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së.
Beogradi ka lidhje të forta me Moskën, ku Serbia është e varur vetëm nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror, ndërsa ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Vuçiç shtoi se Serbia po mbron integritetin e saj territorial.
Është në interesin tonë më të mirë të mbrojmë integritetin territorial të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht.



