
Koronavirusi ka bërë që çmimet “Emmy Awards 2020” të ndahen nga distanca këtë vit. Edhe pse me një organizim nga shtëpia, VIP—at nuk hezituan të vishen glamur, pavarësisht se mungonte tapeti i kuq dhe ndriçimi profesional.
Të pozicionuar në vende të ndryshme të shtëpisë, atë ndoqën ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy për vitin 2020, drejtuar nga Jimmy Kimmel.
Triumfuesja e Emmy 2020 ishte aktorja e serialit “Euphoria”, Zendaya. Ajo kishte veshur një fustan të Christopher John Rogers me një fund ngjyrë lejla voluminoz dhe një varg gurësh të çmuar Bulgari rreth qafës.
Zendaya u bë gruaja më e re që fitoi çmimin: “Aktorja kryesore e mirë në një Seri Drama” për punën e saj në “Euphoria”. Zendaya është vetëm 24 vjeç.
Pasi pranoi çmimin e saj nga distanca, aktorja e “Euphoria” zbuloi pamjen e saj të dytë të natës nga Giorgio Armani Privé: plot shkëlqim dhe i denjë për rastin.




